Leipzig, një tjetër klub i madh që e kërkon Sancho-n

Futboll

Leipzig, një tjetër klub i madh që e kërkon Sancho-n

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:30
Sancho

Klubi gjerman, Leipzig raportohet se është skuadra e radhës që ka hyrë në garë për Jadon Sancho-n e Manchester Unitedit.

Anglezi në afatin kalimtar të janarit, sipas medieve britanike, do të largohet nga “Old Traffordi”.

Sancho nga fillimi i këtij sezoni, ka hasur në mosmarrëveshje me trajnerin e “Djajve të Kuq” Erik Ten Hag, dhe e ardhmja e lojtarit thuhet se do të larg Manchesterit.

Sancho është i lidhur me rikthimin në Borussia Dortmund, por tashmë në garë për anglezin është futur edhe Leipzig.
Krerët e skuadrës gjermane, siç raportohet, shumë shpejt do të nisin negociatat me Man Unitedin për transferimin e Sancho-s në Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat