Lozano: Gattuso s’më fliste fare! Qaja nga dëshpërimi”

Futboll

Lozano: Gattuso s’më fliste fare! Qaja nga dëshpërimi”

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 15:22
Gattuso

Hirving Lozano kaloi katër sezone te Napoli, klub nga i cili u largua me polemika. Sulmuesi meksikan vuajti gjatë aventurës italiane dhe vendosi të rikthehej te PSV.

Aty ku ka rigjetur formën e tij më të mirë, ndërkohë që skuadra holandeze po “fluturon” në Eredivisie dhe Champions League.

Lozano i është rikthyer eksperiencës napolitane, duke theksuar ka vuajtur pafund gjatë periudhës që ishte Gattuso trajner (2019-2021).

“Gattuso nuk më njihte dhe as që e dinte se në çfarë pozicioni luaja. Si futbollist, kur përjeton momente të tilla ti mendon: ‘Gjërat nuk po shkojnë mirë këtu’.

Në fakt, unë isha gjithmonë në pankinë me Gattuson. Ka qenë një vit i tmerrshëm. Qanim shumë me gruan time nga dëshpërimi.

Sepse kur e di që je më i mirë se të tjerët dhe nuk të japin një shans, atëherë ti vazhdimisht pyet veten se pse ndodh kështu.

Gjatë vitit të parë nuk biseduam kurrë me njëri-tjetrin, më pas ai nisi të bëhej pak më i afrueshëm”, kujton 28-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat