Krasniqi priti drejtuesit e rinj të Federatës së Ragbit

Futboll

Krasniqi priti drejtuesit e rinj të Federatës së Ragbit

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Pamje nga pritja

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur drejtuesit e rinj të Federatës së Ragbit të Kosovës, kryetarin Dardan Gashi, sekretaren e përgjithshme, Giovanna Ottaviani Aalmo dhe nënpresidentin, Fidan Hasani.

Presidenti Krasniqi përgëzoi drejtuesit e rinj për marrjen e udhëheqjes së federatës, derisa iu shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për thellim të bashkëpunimit, në interes të masivizimit dhe ngritjes së cilësisë së ragbit në vendin tonë.

Nga ana e tij, kryetari Gashi, duke falënderuar Krasniqi për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Ai foli për sfidat dhe sukseset e ragbit në Kosovë, derisa u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me KOK-un në avancimin e këtij sporti në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat