Asllani e Ramadani me rritje të konsiderueshme

Futboll

Asllani e Ramadani me rritje të konsiderueshme

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 16:57
Asllani e Ramadani

Janë përditësuar vlerat e futbollistëve në elitën e futbollit italian Serie A, ku edhe futbollistët shqiptarë kanë pësuar rritje.

Në fakt jo të gjithë, pasi ka edhe ulje të vlerave te disa futbollistë shqiptarë që luajnë në Serie A.

Vlera më së shumti i është rritur talentit nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç që po shkëlqen me fanellën e Frosinones dhe tani kushton katër milionë euro nga një milionë sa kushtonte më parë.

Rritje prej dy milionë eurove kanë pasur edhe Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Mesfushori shqiptar i Interit tani kushton 14 milionë, derisa ai i Lecces 3,8.

Vlera për 600 mijë euro i është rritur Marvin Cunit, derisa për 100 mijë portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat