Tetova: Dominuam ne, por urime Partizanit!

Futboll

Tetova: Dominuam ne, por urime Partizanit!

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 21:48
Tetova - majtas

Partizani është SUPERKAMPIONI i Shqipërisë. “Demat” mposhtën Egnatian me rezultatin minimal 1-0 në finalen e Superkupës. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Arinaldo Rrapaj në minutën e 37-të të sfidës pas një gafe të Alen Sherrit.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“Si lojë e dominuam ne, një gabim që mendoj se duhet të evitohej, por ndodh në futboll. Jam i kënaqur me atë që dhamë, shohim vazhdimësinë. Nuk jam i pakënaqur me penalltinë e humbur, zgjedhje e lojtarit.

Në ato momente e kishim lojën në kontroll dhe mund të ishte ndryshe, por i urojmë suksese Partizanit”, është shprehur Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat