Schick shënon het-trik, Xhaka e Bayer Leverkusen nuk ndalen

Futboll

Schick shënon het-trik, Xhaka e Bayer Leverkusen nuk ndalen

Nga: K.G. Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 22:19
Xhaka në veprim gjatë ndeshjes

Bayer Leverkusen nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso po kalon super formë në kampionatin gjerman.

Bayer para shikuesve të vet e ka demoluar me rezultat 4:0 Bochum-in.

Futbollisti Granit Xhaka është aktivizuar titullar në radhët e Bayer, që nuk ka të ndalur në vjeshtën e vitit 2023.    

Lojtari çek, Patrik Schick, është trim i ndeshjes, duke shënuar het-trik në minutën e 30-të, 32' e 45+1.  Boniface realizoi në minutën e 69-të.

Bayer nga 16 ndeshje, ka 13 fitore e 3 barazime, pa humbje e me goldallim 46::12, kryesojnë me 42 pikë në Bundesliga I.

Bayern Munihu është në vend të dytë me 38 pikë e ka një ndeshje më pak dhe Bochum është në vend të 14-të me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat