Media kroate: Osijeku sjell një lojtar nga Kosova dhe një shqiptar të njohur

Futboll

Media kroate: Osijeku sjell një lojtar nga Kosova dhe një shqiptar të njohur

Nga: K.G.. Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 15:40
Zyba

Periudha e transferimeve dimërore në kampionatin kroat fillon më 7 janar dhe do të zgjasë deri më 6 shkurt. 

"Trajneri i Osijekut, Zoran Zekiq, dëshiron të rifreskojë mesfushën dhe ka gjetur lojtarët për këtë. 

Agjenti i futbollistit të kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba (22 vjeç) ka kohë që është në kontakt me drejtuesit e “bardh e kaltërve”. 

Ky është një lojtar nga Ballkani, klub me të cilin Dinamo ka luajtur në fazën e grupeve të Conference League. 

Zyba vlen 500.000 euro. Këtë sezon ai luajti 26 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe ka pas një asistim.

Shqiptari Enis Çokaj (24 vjeç) mund të kthehet në HNL. 

Për gjigantin grek Panathinaikos, ai luajti vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon dhe ka një asistim.

Ai nuk u regjistrua për garat evropiane sepse klubi i Athinës nuk llogarisë seriozisht tek ai.

Ai ishte lojtar i Lokomotivës nga shkurti i vitit 2018 deri në shtator 2022.

Osijeku do ta merr si huazim”, - shkruan media kroate “24 sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat