Icardi te gjigantët e Europës në janar

Futboll

Icardi te gjigantët e Europës në janar

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 16:03
Icardi

Vazhdon të diskutohet për atë mund të jetë një transferim i bujshëm në merkaton e janarit.

Po flasim për ndërrimin e fanellës të Mauro Icardi-t, i cili do të kalonte nga Galatasaray te Real Madrid.

Në lidhje me këtë kanë ardhur lajme direkt nga Turqia, ku mediat kryesore e japin për të sigurt realizimin e operacionit.

Në fakt, duket se Los Blancos, të pakënaqur me Joselu, kanë mbyllur negociatat me Mauriton për ta marrë këtë të fundit në Madrid në janar.

Asnjë siguri në lidhje me formulën e transferimit dhe shifrat, që sipas burimeveduhet të jetë një huazim për gjysmën e sezonit me një super rrogë për ish-sulmuesin e Inter-it (flitet për 8 milionë euro në rrogë).

Një lajm befasues që vjen pas deklaratave të Carlo Ancelotti-t, i cili i ka mbyllur derën argjentinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat