Xavi i tërbuar me Lewandowskin

Futboll

Xavi i tërbuar me Lewandowskin

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:20
Lewandowski

Pas titullit të fituar sezonin e kaluar, Barcelona nuk po kalon një periudhë të lehtë.

Skuadra e Xavit tashmë është 7 pikë prapa Real Madridit në renditjen aktuale dhe mbi të gjitha nuk po arrin të gjejë vazhdimësi në rezultate e paraqitje.

Ndeshjet e fundit, mes Ligës së Kampionëve dhe La Liga-s, kanë qenë shqetësuese dhe sidomos e fundit, ajo ndaj Almeria, e fituar 3-2, duket se ka lënë disa pasoja. Siç raporton “Mundo Deportivo”, shpërthimi i trajnerit pas ndeshjes nuk do të kishte qenë një rast i izoluar.

Larg kësaj, Xavi ka qenë shumë i zemëruar me lojtarët në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, e cila përfundoi me rezultatin 1-1 (Leo Baptistao iu përgjigj Raphinha). Ish-mesfushori do të kishte thënë fraza të tilla si “dua të vraponi si derrat”, përpara se të sulmonte hapur një të paprekshëm si Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak ka shënuar vetëm 9 gola në të gjitha garat deri më tani. Në La Liga e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm në një nga 5 ndeshjet e tij të fundit. Një moment delikat, i acaruar nga fjalët e Xavit, i cili ka kërkuar që të vrapojnë të gjithë në fushë.

Një moment tensioni që konfirmon thashethemet e përhapura ditët e fundit. Klima nuk është aspak e qetë dhe pozicioni i trajnerit nuk duket më aq solid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat