Juventus kërkon rikthimin te fitorja

Futboll

Juventus kërkon rikthimin te fitorja

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 16:28
Massimiliano Allegri

Juventus do të kërkojë rikthimin te fitoja në kampionat, teksa mesditën e të shtunës do të sfidojë Frosinonen në transfertë.

Trajneri Massimiliano Allegri doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ndër të tjera njoftoi edhe një mungesë të rëndësishme në kampin bardhezi.

“Ndaj Frosinones kemi vetë Milik, Vlahovic dhe Yildiz në sulm, pasi Chiesa do të mungojë për një problem muskulor. Kemi rikuperuar edhe Weah, por nuk i ka ende 90 minuta në këmbë, ndaj nuk e kam vendosur nëse do ta aktivizoj apo jo nga fillimi”, u shpreh trajneri i Juventusit.

Bardhezinjtë duan të ndjekin ritmin e Interit, për të mos lënë zikaltrit të shkëputen edhe më shumë në krye, teksa Allegri pranon vështirësinë e transfertës, por shprehet optimist për marrjen e tre pikëve.

“Duhet të marrim tre pikët, por e dimë që është një transfertë e vështirë, përballë një skuadre me element cilësorë dhe që luan futboll të bukur. Dua tre pikët, por jo për titullin, pasi objektivi ynë është zona Champions dhe duam ta sigurojmë sa më shpejt të mundemi”, u shpreh trajneri bardhezi.

Frosinone-Juventus do të startojë në orën 12:30 të të shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat