Juventusi ende nuk e ka sqaruar

Futboll

Juventusi ende nuk e ka sqaruar

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:25
Logo e Juventusit

Drejtori i Juventusit, Giovanni Manna këmbëngul se është ende herët për të komentuar mbi Superligën e Evropës.

Gjigantët e Serie A ishin ndër arkitektët kryesorë pas Superligës në vitin 2021, kur ish-presidenti i tyre Andrea Agnelli dha dorëheqjen si President i ECA, duke paraqitur një projekt së bashku me Barcelonën, Real Madridin dhe nëntë klube të tjera elitare evropiane.

Juventus vazhdoi të mbështeste një turne të shkëputur derisa Agnelli dha dorëheqjen si president një vit më parë. Korrikun e kaluar, “Bianconerët” konfirmuan se kishin nisur procedurën për t’u larguar nga Superliga.

Drejtori i Juventusit, Manna foli për “DAZN” sot përpara ndeshjes ndaj Frosinones, por nuk e sqaroi pozicionin e klubit për një turne të mundshëm alternativ evropian.

“Për momentin është e panevojshme të komentohet. Presidenti Ferrero dhe CEO Scanavino janë përgjegjës për këtë, ndërsa ne jemi të fokusuar në fushë dhe objektivat tona, brenda dhe jashtë fushës, “, tha Manna, i cili është përgjegjës për transferimet e Juventusit së bashku me Cristiano Giuntoli.

Trajneri Massimiliano Allegri gjithashtu nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat