Josa mendon ndryshe nga Nica

Futboll

Josa mendon ndryshe nga Nica

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:02
Josa

Ndeshja mes Laçit dhe Kukësit u mbyll në barazim. Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Superiores përfundoi me rezultatin 1-1. Golin për Kukësin e shënoi Rivas në minutën e 2’ të sfidës, ndërsa për Laçin rrugën e rrjetës e gjeti Soboëale në minutën e 87’

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Laçit, Mirel Josa.

Ndeshje që nuk nisi mirë por ju nuk u dorëzuat. I kënaqur?

“Pavarësisht se ne u goditëm nga këmbët tona.

Pavarësisht se golin e shënoi Kukësi, por ne ia dhuruam golin. Unë mund të them që ne në ato momente duhet ta merrnim veten më shpejt pasi pësuam një shok.

Duhet të kishim përparim apo organizim më të mirë nga dy mesfushorët e qendrës. Nuk duhet të luanim vetëm mbrapa sepse i jepnim kohë skuadrës kundërshtare të vendosej mirë. Po mundoheshin që të na shënonin golin e dytë dhe e kishin këtë mundësi.

Dajsinani bëri mirë në disa raste. Në pjesën e dytë ndryshuam, por në momente të veçanta edhe mund të kishim rrezikuar. Në momentin që shënuam kishim kohë edhe për të përmbysur. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Nuk mund të them se jam i kënaqur, pasi ne shënuam dy gola ndaj Tiranës dhe kthyem ndeshjen.

Sot duhet të ishim më të qartë që mos të humbnim ekuilibrat. Në momente të veçanta ne dolëm në sulm me 4 lojtarë. Pavarësisht se Barjamaj dhe Melo janë mesfushorë dolëm përpara. Aty duhet të ishim edhe pak më të durueshëm. Por kur barazon në fund, mund të kesh njëafarë kënaqësie.”

Skema me mbrojtësit e krahut? Në pjesën e dytë ishin më mirë.

“Nëqoftëse në krahun e dajtht ishim më të zhdërvjellët me Kurtin, në krahun e majtë me Limën kishte pak më shumë probleme. Lima nuk shkoi të përfundonte aksionet me krosim apo penetrim në 20 metrat e fundit të kundërshtarit.”

Çfarë duhet të bëjë Kryeziu që mos të gabojë kaq shumë?

“Nëqoftëse vjen një gabim nga një lojtar, atëherë ju keni vërtetuar rastin Kryeziu.

Nuk është fajtori i vetëm. Është përgjegjës, por është mënyra e pasimit, mbështetjes kur ka topin shoku. Janë shumë gjëra.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përparimin e lojës.”

Nica tha që goli i shënuar nga Laçi ishte faull. Ju si mendoni?

“Arbitri e anulloi golin. U pa në VAR pastaj që ishte faull apo jo.

Por nuk ka mundësi që në një goditje që ishte 30cm sipër tokës lojtari jonë godet topin.

Për mendimin tim ishte gol i pastër dhe nuk jam fare i shqetësuar.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat