Tifozët shijakas dynden në “Air Albania”

Futboll

Tifozët shijakas dynden në “Air Albania”

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:29
“Air Albania”

Partizani dhe Erzeni luajnë në “Air Albania” sot në orën 17:00, sfidën e javës së 18 të Superiores. Tifozët shijakas priten të shumtë, për të mbështetur Erzenin në Tiranë.

Erzeni gëzon mbështetës që kanë ditur të të jenë të shumtë në çdo stadium të Shqipërisë dhe tashmë është radha e “Air Albania”.

Ndërkohë kujtojmë se klubi i tyre nuk po kalon momente të mira, pasi ndodhen në vendin e parafundit.

Në historinë mes dy skuadrave, Erzeni shënon një fitore 0 me 1 kundër Partizanit, më 11 shtatorin e 2022-shit.

Kjo ndeshje do jetë dhe e fundit për kampionatin shqiptar në këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat