Manchester Utd bën ndryshimin e madh

Futboll

Manchester Utd bën ndryshimin e madh

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Klubi i Manchester Utd ka bërë një ndryshim të madh që është bërë zyrtar.

Mediat angleze raportojnë se është finalizuar shitja e 25% të aksioneve të klubit, që do të kalojnë nga familja Glejzër te Sër Xhim Rertklif, i cili prej kohësh është munduar që të bëhet pronar i “djajve të kuq”.

Miliarderi britanik do të jetë personi i cili do të marrë përsipër aspektin e drejtimit sportiv të klubit anglez dhe për këtë kuotë aksionesh, ka paguar një shifër që është rekord duke pasur parasysh përqindjen që do të kontrollojë.

Ai do të kalojë te familja Glejzër një shifër prej 1,25 miliard paund, për të finalizuar një marrëveshje që po negociohej prej muajsh.

Kompania e tij INEOS do të jetë ajo që do të merret me anën sportive, duke marrë përsipër edhe pjesën e transferimeve të futbollistëve.

Procesi i njohjes nga Premier Liga të marrëveshjes financiare parashikohet të zgjatë nga 6, deri në 8 javë dhe pastaj Retklif dhe grupi i tij do të nisin punët edhe për të përmirësuar aspektin e infrastrukturës, pasi do të bëhen disa punime në “Old Trafford” dhe qendrën stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat