Amir Rrahmani merr çmimin “Fadil Vokrri”

Futboll

Amir Rrahmani merr çmimin “Fadil Vokrri”

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 19:46
Amir Rrahmani

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke mbajtur sonte ceremoninë “Lauratët 2023”.

Në këtë ceremoni është ndarë edhe çmimi “Fadil Vokrri”, që i takon futbollistit me arriturat më të mira me ekip dhe kombëtare.

Ky çmim u fitua nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Kujtojmë se Rrahmani këtë vit fitoi titullin e kampionit në Serie A me Napolin.

Me Kosovën nuk arriti që të sigurojë kualifikimin për në “Euro 2024”./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat