Tare komenton Superligën: Mbetet të shihet nëse mund të dëmtojë

Futboll

Tare komenton Superligën: Mbetet të shihet nëse mund të dëmtojë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 20:26
Tare

Igli Tare mendon se për të dhënë një ide më të qartë rreth projektit të Superligës Europiane, i kthyer përsëri në fokus pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, duhen pritur hapat e radhës të organizatorëve.

Duke folur për “Cronache di Spogliatorio” në Itali, ai ka shpjeguar këndvështrimin e tij rreth kësaj nisme që po shkakton jo pak kaos në futbollin europian.

“Mendoj se do të ketë një vazhdimësi. Por mbetet të shihet nëse mund të dëmtojë me të vërtetë futbollin.

Është e vështirë të jesh në favor apo jo. Themeluesit e këtij projekti janë klube me emër të mbushura në borxhe. Duhet kuptuar se cili do të jetë rrugëtimi. Futbolli i sotëm është diçka tjetër. Do të jetë e vështirë të shihen kampionate mbi kampionate.

Është shumë herët tani për të pasur një ide të qartë. Në momentin aktual, UEFA është shumë e vendosur dhe e prerë”, tha Tare rreth kësaj teme.

Ai më pas foli për eksperiencat e karrierës së tij si drejtues, teksa u ngacmua edhe rreth atyre transferimeve që i kishin mbetur peng pasi nuk i realizoi dot.

“Kisha marrë Kavanin te Lacio. Në momentin e fundit Zamperini nuk desh të ma jepte, ishte një huazim me të drejtë blerje.

Dhe para se të shkonte te Palermo, kisha marrë edhe Pastoren. Ishte ende te Hurakan, gabuam ndërmjetës.

Kishim informacionet e gabuara, unë bëra edhe një ofertë. Kim është një tjetër keqardhje. Kur ishte te Shangai, kishim bërë një ofertë, para se të shkonte te Fenerbahçe”, tregoi Tare goditjet e munguara kur ishe pjesë e klubit të Lacios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat