Rizespori merr pikë të udhëtim, Zeqiri asiston

Futboll

Rizespori merr pikë të udhëtim, Zeqiri asiston

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 00:12
Altin Zeqiri

Sulmuesi i krahut, Altin Zeqiri ishte njëri ndër më të merituarit që skuadra e Rizeporit mori pikë në udhëtim te Kasimpasha.

Rizespori barazoi 2:2 ndaj Kasimpashës, të hënën në kuadër të xhiros së 17-t të Superligës së Turqisë. Zeqiri ishte titullar dhe u aktivizua deri në minutën e 80-të, ndërsa asistoi në golin që Rizespori siguroi pikën.

Zeqiri në minutën e 73-të, asistoi për sulmuesin Adolfo Gaich, i cili shënoi golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.

Me këtë barazim, Rizespori zë vendin e shtatë në tabelë me 26 pikë, dy më shumë se Kasimpasha që renditet i nënti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat