Kupa e Afrikës/ Prej verës pa rroga, probleme te kampionët në fuqi

Futboll

Kupa e Afrikës/ Prej verës pa rroga, probleme te kampionët në fuqi

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:02
Trajneri Aliou Cisse

Probleme te Senegali pak javë përpara nisjes së Kupës së Kombeve të Afrikës.

Kampionët në fuqi janë ndër favoritët për fitimin e kompeticionit që do të zhvillohet në Bregun e Fildishtë (13 janar-11 shkurt, 2024).

Trajneri Aliou Cisse dhe stafi i tij, nuk janë paguar prej muajit qershor!

Tekniku ka zgjedhur të mos ankohet për të mos dëmtuar atmosferën në ekipin kombëtar.

Por, lajmi i mungesës së pagave ka dalë dhe drejtuesit e Federatës Senegaleze të Futbollit duhet ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem, shkruan tch.

Cisse qëndron në pankinën e “Luanëve të Terangës” prej marsit të vitit 2015.

Kontrata i përfundon në verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat