Ten Hag “thërret” tifozët në sfidën ndaj Aston Villa: Kemi nevojë për mbështetje maksimale

Futboll

Ten Hag “thërret” tifozët në sfidën ndaj Aston Villa: Kemi nevojë për mbështetje maksimale

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 10:52
Erik ten Hag

Disfata në Premier League përballë “Çekanëve” të West Ham shënoi humbjen e 13-të për “Djajtë e Kuq” të Manchester United nga 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet, statistika të cilat nuk i shkojnë aspak për shtat një klubi me prestigjin e “gjigantëve” anglezë  dhe jo më kot në drejtim të skuadrës sa shtohen gjithnjë e më shumë kritikat.

Padyshim shumë të zhgënjyer me këtë sezon, të “gjigantëve” të Premier League janë edhe tifozët e “Djajve të Kuq”, mirëpo në konferencën për shtyp, në sfidën e parafundit të këtij viti, ndaj skuadrës së Aston Villa, tekniku Erik ten Hag i ka kërkuar tifozëve mbështejne maksimale, pasi sipas tij, ekipi ka nevojë pë të gjithë suportin e mundshëm.

“ Së pari, jam i sigurt se tifozët janë shumë të zhgënjyer nga ne. dhe ne duhet të rregullojmë gjithçka. Ne duhet t’i bëjmë gjërat ndryshe. Ne e vlerësojmë vërtet gjithë kohën që na mbështesin, edhe përkundër pengesave që përjetuam gjatë sezonit.

Ata janë aty për ne gjatë gjithë kohës dhe ne e vlerësojmë vërtet këtë. Natyrisht, ne kemi nevojë për çdo mbështetje. Por para së gjithash, ekipi dhe unë duhet ta bëjmë këtë”,- u shpreh teknikut holandez, në prag të sfidës naj Aston Villa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat