Ekipi turk liron nga detyra ish-drejtorin e Ballkanit

Futboll

Ekipi turk liron nga detyra ish-drejtorin e Ballkanit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:10
Nderim Nexhipi

Nderim Nexhipi, nuk është më drejtor sportiv i klubit turk, Manisa.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi nëpërmjet një njoftimi.

Në njoftim thuhet se palët me marrëveshje të dyanshme i kanë ndarë rrugët.

Ata kanë falenderuar Nexhipin për punën e bërë, ndërsa kanë bërë të ditur se shpejt do të emërojnë tjetër person në vend të tij në këtë pozitë.

Ish-drejtori i Ballkanit, në këtë ekip e ka transferuar Meriton Korenicën.

Në këtë skuadër luajnë edhe David Domgjoni dhe Jetmir Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat