Allegri rikuperon të gjithë lojtarët për ndeshjen e fundit ndaj Romës

Futboll

Allegri rikuperon të gjithë lojtarët për ndeshjen e fundit ndaj Romës

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Juventus do të luajë ndaj Romës sfidën e fundit për vitin 2023.

Trajneri Max Allegri, ka ende disa mëdyshje në lidhje me skuadrën që do të hedhë në fushë ndaj Romës së Jose Mourinho.

Ai do të shohë nga afër gjendjen e disa lojtarëve ende të lënduar, për të mos rrezikuar shumë.

Dy lojtarë të sigurt do të jenë Alex Sandro dhe Cambiaso, që do të jenë në dispozicion të Allegri për sfidën e radhës.

Ata kanë rikuperuar nga dëmtimet fizike që i lanë jashtë në ndeshjen ndaj Frosinone.

Allegri pret informacione nga Locatelli e Chiesa, teksa të dy mund të grumbullohen për sfidën e fundit të këtij viti. Gjithsesi, trajneri po mendon të aktivizojë sërish si titullar 18-vjeçarin turk Yildiz, siç bëri në ndeshjen e fundit, ku edhe shënoi.

Në fushë rikthehet edhe Ëeah, që pritet të jetë titullar në krahun ë djathtë të sulmit bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat