Lingard i vetofrohet Lille-s

Futboll

Lingard i vetofrohet Lille-s

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 14:43
Lingard

Ish-futbollisti i Manchester United nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 16 prilli, kur veshi fanellën e Nottingham Forest dhe doli në fushë kundër “Djajve të Kuq”.

Gjatë verës ai ishte shumë pranë transferimit te Al Ettifaq, aq sa kishte shënuar edhe në një miqësore dhe ishte stërvitur me ekipin për një muaj.

Problemi është se ishte arritur numri maksimal i lojtarëve të huaj, situatë që po e përndjek sërish.

Tani, siç raportohet nga mediet franceze, Lingard u është ofruar tre klubeve në Ligue 1, përfshirë edhe Lille.

Ai kërkon 250 mijë euro në muaj, dukshëm më ulët se më parë, por pengesa është se tani kushdo që vjen nga Britania e Madhe konsiderohet si qytetar jo i BE-së.

Kjo i komplikon gjërat. Së pari çdo klub që i ka të zëna vendet, do të duhet të heqë dorë nga një ose më shumë elementë dhe muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar për të kuptuar të ardhmen e Lingard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat