Mbrojtja më e mirë e Europës dhe gola me shumicë

Futboll

Mbrojtja më e mirë e Europës dhe gola me shumicë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:30
Interi

Futbolli nuk është matematikë, por ka disa shifra që tregojnë forcën e vërtetë të një skuadre.

Interi është skuadra që ka mbrojtjen më të mirë në Europë dhe në të njëjtën kohë zikaltërit kanë 25 ndeshje radhazi në Serie A, që gjejnë rrugën e rrjetës.

Jo më kot zikaltërit kryesojnë renditjen e kampionatit italian dhe janë kualifikuar mes 16 skuadrave më të mira të Champions League.

Sulmi – Reparti i avancuar i skuadrës zikaltër nuk ka qenë kurrë kaq efektiv dhe i vazhdueshëm. Interi ka sulmin më të mirë të kampionatit me 41 gola të shënuar në 17 javë, 10 gola më shumë se rivali më i afërt (Napoli). Lautaro Martinez po shkëlqen këtë sezon dhe ka marrë një rol protagonisti me golat e tij.

Argjentinasi ka shënuar 15 gola në Serie A dhe kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve. Janë të shumtë lojtarët që kanë gjetur rrugën e rrjetës këtë sezon, fakt që tregon se Interi është një makineri që funksionon. Si asnjëherë më parë zikaltërit nën drejtimin e Inzaghit kanë shënuar gol në 25 ndeshje radhazi në kampionat.

Mbrojtja- Prapavija e Interit ka bindur këtë sezon. Në 5 kampionatet më të rëndësishme të Europës, asnjë skuadër nuk ka pësuar më pak gola se zikaltërit. Vetëm 7 gola ka pësuar Yann Sommer  në kampionat dhe në 12 ndeshje ka ruajtur portën të paprekur. 2 rekorde që nuk i ka arritur asnjë skuadër tjetër në Europë (5 kampionatet më të rëndësishme).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat