Tevez: Refuzova të mësoja anglisht

Futboll

Tevez: Refuzova të mësoja anglisht

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 18:39
Tevez

Carlitos Tevez kaloi shumë vite të karrierës së tij në Angli, por kurrë nuk mësoi gjuhën angleze. Apache luajti në Premier League nga viti 2006 deri në 2013 duke veshur fanellat e Manchester United dhe City, duke fituar një Champions League dhe tre tituj të Premier League.

Në një intervistë të fundit për radion D Sports ai ka rrëfyer arsyen e zgjedhjes së tij:

“Kisha një problem kulturor me ta, sepse rrëfimet e xhaxahit shënuan fëmijërinë time, ai luante për Riverin, ishte i vetmi tifoz i Riverit në familje, luante në ekipin e dytë.

“Pikërisht kur duhej të luante me ekipin e parë, ai u rekrutua për Luftën e Ishujve Falkland dhe kurrë nuk ishte në gjendje ta përmbushte atë ëndërr.

“Ai u bë alkoolist pas luftës, ishte shumë keq. Ne ishim shumë të afërt dhe kjo pati një ndikim të madh tek unë”.

Midis 2 prillit dhe 14 majit 1982, britanikët vendosën sovranitetin e tyre mbi Ishujt Falkland, duke rezultuar në vdekjen e 907 argjentinasve.

Tevez shtoi: “Të luaja në Angli për shtatë vjet ishte vetëm për punë, nuk u përshtata kurrë me kulturën angleze. Nuk kisha ndërmend të mësoja anglisht për arsyet e mia. Vajzat e mia flasin anglisht, studiojnë në anglisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat