Çeku: Më së largu deri në qershor të vitit të ardhshëm do të përcaktohet lokacioni për ndërtimin e stadiumit nacional

Futboll

Çeku: Më së largu deri në qershor të vitit të ardhshëm do të përcaktohet lokacioni për ndërtimin e stadiumit nacional

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 00:06
Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se lokacioni për stadiumin nacional të Kosovës duhet të përcaktohet më së largu deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

“Lokacioni i stadiumit nacional duhet të përcaktohet më së largu në verën e vitit të ardhshëm, sepse kemi nevojë me i nisë punimet për realizimin e atij stadium. Tash e kemi si obligim në kuadër të kontratës me Komitetin Ndërkombëtare të Lojërave Mesdhetare. Kur e kemi bërë aplikimin, pra kandidimin për 2023-tën, ne i kemi marrë disa obligime dhe disa zotime. Një nga këto është që Kosova deri atëherë duhet ta ketë stadiumin e vet nacional”, tha Çeku.

Ai tha se për të vendosur për lokacionin se ku do të ndërtohet stadiumi nacional, së pari duhet hartuar një ligj i veçantë, i cili duhet të votohet në Kuvend.

“Fillimisht është duke u hartuar ligji i veçantë për lojërat mesdhetare ë duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës, menjëherë pas asaj themelohet struktura organizative ose komiteti organizativ për lojërat mesdhetare dhe kjo pasohet me master planin, i cili është dokument që i jep përgjigje pyetjeve të mëdha, përfshi edhe pyetjes se ku duhet të ndërtohet stadium. Duhet të përfundojë deri në qershor”, tha Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat