​Tottenhami në alarm pas lëndimit të Romeros

Futboll

​Tottenhami në alarm pas lëndimit të Romeros

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 14:53
Cristian Romero

Cristian Romero i Tottenhamit do të mungojë të paktën për një muaj për shkak të lëndimit, gjë që e ka vënë klubin e Premier Ligës në alarm për ta gjetur një zëvendësim të tij.

Romero u largua nga loja pas pjesës së parë në fitoren 2:1 në shtëpi kundër Evertonit.

Tani, Tottenhami është pa dy mbrojtësit kryesorë, me Micky van de Ven që po mungon që nga nëntori dhe nuk pritet të rikthehet në aksion deri në muajin e ardhshëm.

“Jo, jo. Ai është mirë. Ai pati disa teste, kështu që ai do të mungojë për katër ose pesë javë. Nuk më intereson nëse do të jetë mbrojtës i majtë apo i djathtë, neve na duhet vetëm një tjetër lojtar në atë pozicion që na ofron neve mundësinë për të ndryshuar”, tha trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou.

James Maddison, Ivan Perisic, Ryan Sessegnon, Manor Solomon, Rodrigo Bentancur dhe Ashley Phillips janë mungesat e tjera afatgjate në skuadrën e Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat