Napoli përgatit revolucion në janar

Futboll

Napoli përgatit revolucion në janar

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 17:35
Mazarri

As rikthimi në pankinë i Walter Mazzarrit nuk ka mjaftuar që Napoli të gjejë qetësinë, teksa mbrojtja e titullit tashmë duket një mision i pamundur për të kaltrit, që objektiv të vetëm kanë të sigurojnë një vend në zonën Champions.

Media italiane raporton se De Laurentiis ka autorizuar drejtuesit e klubit për të kënaqur kërkesat e trajnerit, duke sjellë disa përforcime në merkaton e janarit, në mënyrë që të shpresohet kthesa për pjesën e mbetur të sezonit.

Kështu në janar do të kërkohet një zëvendësues për Di Lorenzon, teksa emrat e preferuar nga Mazzarri janë Mazocchi i Salernitanës dhe Faraoni i Veronës.

Problem mbetet edhe qendra e mbrojtjes, që me largimin e Kim Min Jae po vuan jo pak. Alternativa janë Demiral që luan te Al Ahli dhe Itakura i Borussia Monchengladbach, që ka një klauzolë prej 12 milionë eurosh.

Edhe në mesfushë janë disa emra në listë, si Seko Fofana i Al Nassr apo Samardzic e Hojbjerg, të cilët shihen si alternativa jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, duke qenë se pas Elmas, në verë do të largohet edhe Zielinski.

Me 3-4 përforcime në merkato, Mazzarri pritet të marrë në konsideratë edhe ndryshimin e skemës, për të kaluar nga rreshtimi 4-3-3, në atë 3-4-3, që është edhe i preferuari i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat