​Cancelo: Gjithmonë kam qenë tifoz i Barcelonës

Futboll

​Cancelo: Gjithmonë kam qenë tifoz i Barcelonës

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 15:09
Joao Cancelos

Joao Cancelos nuk po i pengon fakti që është në huazim te Barcelona nga Manchester City, për ta shprehur dashurinë që e ka për gjigantin e La Ligas.

Cancelo u transferua këtë verë te Barcelona në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni..

Mbrojtësi portugez ka thënë që ka qenë gjithmonë tifoz i Barçës, dhe se nuk ka pasur probleme me adaptimin në “Camp Nou”.

“Unë gjithmonë kam qenë një tifoz i Barcelonës. Jam rritur duke e shikuar Barcelonën duke luajtur. Ishte e lehtë që të adaptohem këtu sepse me të vërtetë më pëlqen shumë klubi. Më pëlqen shumë dinamika e klubit dhe ka qenë e lehtë, ka qenë shumë e lehtë për mua që të adaptohem këtu”, tha Cancelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat