Rexhepi dorëhiqet nga Feronikeli 74

Futboll

Rexhepi dorëhiqet nga Feronikeli 74

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:26
Rexhepi

Xhengis Rexhepi jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Feronikelit 74.

Rexhepi ka bërë të ditur edhe arsyet e largimit të tij.

Kujtojmë se Feronikeli 74 ka përfunduar në vend të shtatë me 21 pikë të mbledhura.

"I dashur opinion, dua të ju njoftoj se prej sot nuk jam më pjesë e klubit të Feronikelit 74′.

Në takimin e sotëm me kryetarin e klubit, m’u kërkua që ta mbyllim bashkëpunimin, unë këtë e pranova pa hamendje.

Për mua, më e rëndësishme është se klubi pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor, është në mesin e tabelës dhe shumë më afër skuadrave që garojnë për dalje në Evropë, se sa ato që janë në luftë për ekzistencë!

Ekipit të Feronikeli 74′ i dëshiroj shumë suksese në vazhdim të kampionatit", njofton Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat