Allegri mund të “buzëqesh”, rikuperon 3 yje për duelin ndaj Romës

Futboll

Allegri mund të “buzëqesh”, rikuperon 3 yje për duelin ndaj Romës

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Dushan Vllahoviq, Fedrico Chiesa dhe Manuel Locatelli janë stërvitur me grupin në prag të ndeshjes që Juventusi do të luajë të shtunën ndaj Romës së Mourinhos.

Serbi ishte në dyshim për shkak të një goditje në këmbë, ndërkohë që Chiesa vuante nga një dëmtim në tendinë.

Locatelli ndërkohë është rikuperuar nga një shqetësim muskulor.

Kundër Romës, Allegri me shumë mundësi do të hedhë nga minuta e parë Timothy Weah. Nuk do të jenë ndërkohë Cambiaso, De Sciglio dhe Kean, ndërkohë që Alex Sandro vijon të metet në jashtë fushave të lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat