Arsenali çudit në derbin e Londrës! Liverpooli kampion vjeshtor 

Futboll

Arsenali çudit në derbin e Londrës! Liverpooli kampion vjeshtor 

Nga: K.G. Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 23:11
Pamje nga ndeshja

West Ham ka treguar muskujt në derbin e Londrës, duke fituar në "Emirates".

Arsenali çudit si vendas duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga West Ham, më takimin e javës së 19-të të Premier League.

Futbollistët Soucek (13') e Mavropanos (55') shënuan për fitoren e West Ham.

Benrahma i West Ham në minutën e 90+5 dështoi nga penalltia për të thelluar fitoren. 

Arsenalit i kushtoi kjo humbje duke mbetur në vend të dytë me 40 pikë e Liverpooli është kampion vjeshtor me 42 sosh. 

West Ham zë pozitën e 6-të me 33 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat