Bilbao “blindon” kapitenin

Futboll

Bilbao “blindon” kapitenin

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 14:56
Inaki Williams

Athletic Bilbao po zhvillon një kampionat shumë të mirë deri tani.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka si objektiv rikthimin në kompeticionet europiane, dhe për momentin renditet në vendin e pestë në La Liga.

Një ndër klubet më të veçanta dhe origjinale në planet, ka rinovuar kontratën me kapitenin Inaki Williams.

Sulmuesi ka firmosur deri në verën e vitit 2027 me Bilbaon e tij të dashur.

29-vjeçari luan në skuadrën baske bashkë me vëllanë e tij, Nico. Gjatë këtij sezoni, Inaki numëron 8 gola dhe 3 asiste, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës.

“Është një nder që mund të vazhdoj të luaj me vëllain tim në ‘San Mames’, gjë që i bën prindërit e mi të lumtur. Është një ëndërr e realizuar dhe diçka për të cilën kemi luftuar gjithë jetën.

Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite të tjera. Ky është një mesazh edhe për fëmijët që vijnë të luajnë për Athletic”, theksoi “ylli” i skuadrës së Valverdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat