Emri i Devji Bregut qarkullon në klubin e Partizanit

Futboll

Emri i Devji Bregut qarkullon në klubin e Partizanit

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 16:34
Bregu

Dejvi Brrgu është një lojtar që i intereson Partizanit.

Kampionëve i duhet një sulmues që mund të luajë shumë mirë edhe në krah dhe Bregu do të ishte zgjidhje ideale.

Gazeta mëson se në drejtim të sulmuesit ka pasur interesim nga Partizani, por edhe klube të tjera shqiptare.

Megjithatë, Bregu ende nuk e ka në planet e tij rikthimin në Shqipëri.

Për 28-vjeçarin, të cilit i skadon kontrata me Umraniespor në Turqi, ka interes nga jashtë vendit dhe këto oferta i paraprijnë interesit të Partizanit apo ndonjë klubi tjetër të Superiores.

Por merkatoja ka treguar se nuk ka asgjë të sigurt. Sakaq, Xhuliano Skuka vijon të mbetet një opsion potencial, pasi është thuajse i larguar nga Maribori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat