Çfarë flitet për Alioskin?

Futboll

Çfarë flitet për Alioskin?

Nga: K.G.. Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 16:53
Ezgjan Alioski

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, nuk është ende i regjistruar për Al-Ahly-n. 

Vendimi ishte që ai mos të përfshihej në listën e lojtarëve të regjistruar, për shkak të numrit të tepërt të të huajve në skuadër.

Ka pasur spekulime se Alioski do të kthehet në Zvicër, apo se do të shkojë në Turqi, por ka gjasa që ai të qëndrojë në Al Ahly deri në fund të kontratës. 

Sipas mediave në Arabinë Saudite, ai tashmë ka kërkuar që klubi të regjistrojë për të luajtur dhe vendimin do ta marrë trajneri Matias Jesli.

Po bëhen gjithnjë e më të forta spekulimet se nga skuadra do të largohen dy të huaj, Roberto Firmino dhe Merich Demiral, për faktin se ata shprehën pakënaqësinë e tyre për futbollin në vend, kështu që do t'i hapej një vend për regjistrim Alioskit.

Nëse kjo ndodh, atëherë ka shumë gjasa që Alioski të qëndrojë në Al Ahly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat