Mourinho: Kumbulla nuk do të jetë ndaj Juventusit, rikthehet Dybala

Futboll

Mourinho: Kumbulla nuk do të jetë ndaj Juventusit, rikthehet Dybala

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 17:35
Mourinho e Kumbulla

Roma sfidon Juventusin të shtunën në “Allianz Stadium”, me misionin për ta mbyllur me sukses vitin 2023.

Në konferencën për shtyp, trajneri Jose Mourinho theksoi se Marash Kumbulla nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sfidën me Juventus, ndërsa lajmëroi rikthimin e Paulo Dybala-s.

“Problemet në prapavijë? I dinim shumë mirë vështirësitë në repartin e mbrojtjes, e dimë edhe që Ndicka do të largohet në janar për të luajtur Kupën e Afrikës. Po ashtu e dinim edhe që Kumbulla do të ishte jashtë pjesën e parë të sezonit, ashtu si Smalling.

Meqë jemi te Kumbulla, ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Juventus.

Sa i takon ndeshjes, ndaj Juventusit duhet shumë personalitet. Ndaj tyre nuk mjafton vetëm taktika apo ana fizike. Juventus është mësuar që të luaj gjithnjë për t’i fituar ndeshjet, pastaj Allegri mbetet Allegri. E dimë shumë mirë se çfarë presim nga Juventus dhe Allegri. E cilësojnë si trajner që mendon vetëm për rezultatin dhe për mua është aspekti më pozitiv i futbollit, pavarësisht se disa e shohin si një aspekt negativ.

Juve merr rezultatin, mbrohet mirë dhe është shumë e fortë në kundërsulm, e po ashtu edhe në goditjet standarde. Ata luajnë një ndeshje në javë dhe kjo do të thotë se bëjnë disa orë shtesë stërvitje, jo më kot janë në garë kundër Interit për titullin.

Dybala? Ndjesia është që Dybalën do ta kemi në dispozicion, por nuk mund të flas nëse luan si titullar apo e nis nga stoli. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë edhe në stërvitjen e fundit e më pas do të vendos”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat