Ndryshon rregullat për të huajt në kampionat

Futboll

Ndryshon rregullat për të huajt në kampionat

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 18:42
Kante e Benzema

Arabia Saudite ka bërë hapin e radhës për të përforcuar kampionatin e saj me futbollistë të rëndësishëm.

Sikur të mos mjaftonin blerjet e emrave si Kristiano Ronaldo, Benzema, Nejmar, Mane, Kante apo Milinkoviç-Saviç, sa për të përmendur disa, synohet një tjetër valë afrimesh të bujshme.

Problemi më i madh deri tani kishte qenë kufizimi i numrit të futbollistëve të huaj që mund të përfshinin në listat e tyre klubet e elitës të kufizuar në 8 lojtarë që nuk ishin shtetas të Arabisë Saudite. Federata bëri të ditur se që nga sezoni 2024-2025, do të hyjë në fuqi rregulli i ri, që parashikon që numri i të huajve në klube të mund të arrijë deri në 10 lojtarë

Një rregull i ndryshuar që do të ndikojë menjëherë futbollin europian pasi dihet që klubet e Arabisë Saudite sigurojnë përforcimet e tyre nga kampionatet e rëndësishme, duke synuar më shumë emra të njohur, edhe pse rendimenti i tyre mund të jetë në rënie në një kampionat të tillë.

Kështu, pritet që një klub si Al Hilal të shtojë numrin e yjeve në ekip, teksa që tani ka emra të tillë si Nejmar, Malkom, Bono, Mitroviç, Neves, Milinkoviç-Saviç apo Kulibali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat