Ja si është rreshtimi i Partizanit të Shehit me tre sulmues

Futboll

Ja si është rreshtimi i Partizanit të Shehit me tre sulmues

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 18:44
Shehi

Orges Shehi me ardhjen e tij, në një hark kohor të shkurtër, do të duhet të implementojë idetë e tij dhe të qartësohet edhe në lidhje me mënyrën se si do ta shtrojë skuadrën në fushë.

Sa i përket formacionit, durrsaku luan në pjesën më të madhe të kohës me skemën klasike 4-3-3, me tre sulmues tipik dhe në mesfushë kërkon një numër “6” të profilizuar. I pëlqen të zotërojë topin, por në atë kemi parë te Tirana,

Shehi do të mundohet të stabilizojë mbrojtjen dhe të vërë në lojë edhe cinizmin, një veti, që ky Partizan nuk e ka.

Fakt është që me ardhjen e durrsakut, Partizani do të duhet të bëjë disa lëvizje për të sjellë lojtarë, që i përshtaten mënyrës së tij të lojës. Një mbrojtës i fortë, një mesfushor “shkatërrues” dhe një sulmues goli me siguri janë profilet që do të kërkohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat