Skandal, anulohet Superkupa mes Fenerbahces dhe Galatasarayt, shkak Kemal Ataturku!

Futboll

Skandal, anulohet Superkupa mes Fenerbahces dhe Galatasarayt, shkak Kemal Ataturku!

Nga: K.G.. Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 19:04
Pamje nga stadiumi

Është shtyrë zyrtarisht ndeshja e Superkupës së Turqisë, që pritej të luhej sot në Rijad të Arabisë Saudite!

Ajo që u paralajmërua gjatë ditës u realizua.

Një orë para finales, lojtarët e Fenerbahces dhe Galatasarayt njoftuan se do të vinin në ndeshje të veshur me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut, por mesa duket organizatorët në Arabia e Saudite nuk e lejuan këtë.

Të tronditur nga guximi i sauditëve, lojtarët vendosën të mos luanin. Gazetarët turq të pranishëm në stadium njoftuan se ndeshja u anulua zyrtarisht dhe se do të luhej në një kohë dhe vend tjetër.

Organizatorët e ndeshjes në Arabinë Saudite nuk i kanë lejuar lojtarët e Fenerbahçes dhe Galatasarayt të futen në fushë me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut për nder të 100-vjetorit të themelimit të Turqisë.

"I gjithë problemi ka lindur pasi lojtarët e të dyja skuadrave kanë dashur të dalin në fushë të veshur me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut për të festuar 100 vjetorin e Republikës, gjë që nuk u ka pëlqyer autoriteteve vendase.

Sauditët e ndaluan daljen me fanella gjë për të cilën turqit u zemëruan", shkruan media boshnjake "Osllobogjenje"..

Gjithashtu, organizatorët e panë të diskutueshme këndimin e himnit kombëtar të Turqisë, pasi është zakon që të këndohet himni kombëtar i vendit ku luhen klubet.

Para ndeshjes, ishte bërë e ditur se skuadrat do të dilnin në nxemje me një fanellë që mbante foton e Mustafa Kemal Ataturkut dhe një frazë të tijën që thotë “Paqe në shtëpi, paqe në botë”. Por autoritetet në Arabinë Saudite, ku do të luhej ndeshja, nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat