Hila kërkohet nga rivalët

Futboll

Hila kërkohet nga rivalët

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:11
Hila

Ardit Hila është thuajse i larguar nga Tirana. Mesfushori ka shkëputur thuajse çdo marrëdhënie me klubin dhe stafin teksa bashkë i lidh vetëm kontrata. Në janar pritet largimi i tij me Elbasanin që ëndërron ta rikthejë në vendlindje, por nuk janë vetëm verdheblutë në garë.

Për mesfushorin e interesuar ishte Vllaznia, ndërsa së fundmi, në skenë ka dalë edhe Dinamo.

Blutë po studiojnë tregun dhe Hila është pjesë e radarit të drejtorit Fakic. Mirëpo, nga ana tjetër, Tirana duket se i ka vënë një ‘bllokadë’ disa klubeve.

Ashtu siç u tentua të bëhej me Shehin, Tirana nuk dëshiron që të përforcojë rivalët direkt dhe kalimi i tij te Vllaznia, Partizani, Egnatia apo Dinamo është i ‘ndaluar’, të paktën deri tani. Bardheblutë e kanë nën kontratë lojtarin dhe mund të zgjedhin ta mbajnë në ekip deri në përfundim të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat