Tifozët e Galatasarayt dhe Fenerbahces bëhen bashkë

Futboll

Tifozët e Galatasarayt dhe Fenerbahces bëhen bashkë

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 12:24
Tifozët

Anulimi i Superkupës së Turqisë vetëm një orë para se të niste, bëri bujë të madhe në mbarë botën, me Galatasarayn dhe Fenerbahcen që refuzuan të zbrisnin në fushë në Arabinë Saudite, pasi autoritetet nuk futbollistët e dy skuadrave që të dilnin në nxehjen e zakonshme me bluzat ku ishte stampuar imazhi i Mustafa Qemal Ataturkut, i njohur edhe si babai i shtetit turk.

Ndonëse stadiumi ishte duke u mbushur, dy skuadrat komunikuan se nuk do të bëjnë asnjë tolerim dhe ndeshja u anulua, teksa gjesti i Galatasarayt dhe Fenerbahces gjeti mbështetje të madhe në mbarë Turqinë.

 

Tifozë të të dy skuadrave të Stambollit harruan armiqësitë dhe zbarkuan në aeroport të gjithë bashkë, për të pritur heronjtë e tyre, të cilët u kthyen vetëm në mëngjes nga Arabia Saudite, pa luajtur finalen e Superkupës së Turqisë.

“Jemi ushtarë të Mustafa Qemalit” ishin pankartat që mbanin tifozë të të dy klubeve, që konfirmuan qartë se në momentet kur në lojë është nderi i kombit, janë më të bashkuar se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat