Berbatov këshillon United

Futboll

Berbatov këshillon United

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 13:52
Berbatov

Legjenda e Manchester United, Dimitar Berbatov, u ka kërkuar Djajve të Kuq që të nënshkruajnë objektivin e Barcelonas, Joshua Kimmich, si zëvendësues të Casemiros.

Berbatov mendon se mesfushori i Bayern Munichut do të ishte perfekt për të marrë vendin e Casemiros, por dyshon në mundësinë e realizimit të transferimit.

Casemiro është bërë një lojtar që nuk ofron garanci mes problemeve të tij me dëmtimet. Me brazilianin ende jashtë fushës pasi mori një goditje në fillim të sezonit, Berbatov beson se Djajtë e Kuq mund të fillojnë të kërkojnë një zëvendësues tani pasi futja e shumëpërfolur e Ratcliffe në klub ka përfunduar.

“Duke shkuar përpara me blerjen e aksioneve, pyes veten se sa i guximshëm do të jetë Manchester United në merkato”, tha ai për Betfair.

“Ka zëra për Joshua Kimmich, por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayern Munih.

A mund ta shoh atë të largohet nga Bayern dhe të vijë tek United në merkaton e janarit? Nuk mendoj se do të ndodhë.

“Ndoshta mund të flasim për këtë transferim në verë, por ai është një lojtar që vlerësohet shumë në klubin e tij aktual. Me dëmtimet dhe formën e Casemiros, ndoshta United do të kërkojë një zëvendësues”.

Në mungesë të Casemiro, Scott McTominay ka qenë duke mbuluar rolin e mesfushorit mbrojtës. Skocezi ka shkëlqyer me gjashtë gola dhe një asist. Megjithatë, Berbatov beson se Djajtë e Kuq kanë nevojë për një tjetër mesfushor nëse ata heqin dorë nga braziliani.

“Megjithatë, të mos harrojmë Scott McTominay. Ai është atje dhe luan mirë, por nëse Casemiro do të largohet, atëherë, sigurisht, duhet të blihet dikush që ta zëvendësojë atë.

“Kimmich do të ishte lojtari ideal në atë pozicion, por a dëshiron ai të largohet nga Bayern? Ky do të jetë një vendim i vështirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat