Barcelona pëlqen “të degdisurin” e “Djajve të Kuq”

Futboll

Barcelona pëlqen “të degdisurin” e “Djajve të Kuq”

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:16
Pamje nga një ndeshje

Me afrimin e merkatos së janarit nisin të dalin emrat e lojtarëve që mund të ndryshojnë klub. Ky është rasti i Mason Greenwood, i cili, sipas gazetës angleze “The Sun”, pëlqehet nga Barcelona, ​​ndonëse është i huazuar te Getafe nga Manchester United deri në qershor të vitit 2024.

Tabloidi britanik siguron se Barcelona është e gatshme t’i ofrojë klubit nga “Old Trafford” 40 milionë euro për lojtarin anglez. Për më tepër, klubi katalanas thuhet se po mendon t’i japë numrin 10 Greenwoodit, numër i mbetur pa të zot që pas largimin e Ansu Fatit.

Pavarësisht paraqitjes së mirë të sulmuesit anglez te Getafe, e teta në ligën spanjolle, me tre gola dhe katër asistime, operacioni duket “shumë i pamundur”, shkruan “Sport”.

Kjo për shkak se blerja e Greenwood mund të shkaktojë pakënaqësi tek tifozët, siç ndodhi në Mançester kur klubi mendoi ta rikthente në skuadër.

Mason Greenwood qëndroi larg “Djajve të Kuq” për gati dy vjet pas akuzave për përdhunim, që u hodhën poshtë nga gjykatat angleze.

Për më tepër, shifrat e paraqitura nga “The Sun” duken joreale duke pasur parasysh situatën ekonomike të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat