Dimarco është rritur në akademinë e Interit

Futboll

Dimarco është rritur në akademinë e Interit

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:42
Interi

Vetëm pak orë pasi mbylli vitin 2023 me një barazim ndaj Genoas në tranfertë, Interi blindoi një nga yjet e ekipit, duke i zgjatur kontratën deri në verën e 2027-ës.

Bëhet fjalë për anësorin Federico Dimarco, i cili prej më shumë se një sezoni është shndërruar në titullar të padiskutueshëm dhe padyshim në një nga pikat më të forta të formacionit të Simone Inzaghit.

Lajmin e rinovimit e dha vetë klubi zikaltër që bën me dije se kontrata e Dimarcos është zgjatur nga viti 2025 deri në 2027-ën, teksa mbrojtësi tashmë do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh, plus bonuse, për të shkuar në thuajse dyfishin e pagës që merrte me kontratën e vjetër.

Federico Dimarco është rritur në akademinë e Interit dhe pas huazimeve në disa klube në Itali dhe Zvicër, u rikthye te zikaltrit verën e 2021-shit, këtë herë me shumë më tepër eksperiencë dhe cilësi, me të cilat po ndihmon jo pak skuadrën në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat