Udinese e mbyll 2023-shin me fitore, Cagliari-Empoli ndahen në paqe

Futboll

Udinese e mbyll 2023-shin me fitore, Cagliari-Empoli ndahen në paqe

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 17:06
Udinese

Udinese e mbyll me fitore vitin 2023, ndërsa triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Bologna-s në takimin e javës së 18-të të Serie A.

Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 23’, me Pereyra që i dha avantazhin skuadrës së tij. Në nisje të fraksionit të dytë, në minutën e 48’ Luça realizoi golin e dytë për Udinese-n.

Payero ishte ai i cili vulosi këtë sfidë, ndërsa shënoi golin e tretë për vendasit nëminutën e 52’.

Bologna nga ana e saj provoi në disa raste që të reagonte, por nuk ia doli.

Pas javës së 18-të të Serie A, Udinese renditet momentalisht në vend të 15-të me 17 pikë, teksa Bologna në vend të pestë me 31 pikë.

Cagliari-Empoli e mbyllën me “paqe” 2023-shin, me sfidën e javës së 18-të që u mbyll me porta të paprekura.

Në minutën e 66’ Viola gjeti rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR goli u anulua për faull. Teksa në minutën e 82’ Viola humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë, me Cagliarin që nuk ia doli ta mbyllte sfidën me pikët e plota.

Pas javës së 18-të të Serie A, Cagliari renditet në vend të 18-të me 14 pikë, teksa Empoli në vend të 19-të me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat