Nottingham-Manchester United, formacionet zyrtare

Futboll

Nottingham-Manchester United, formacionet zyrtare

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “City Ground” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Nottingham Forest dhe Manchester United, e vlefshme kjo për xhiron e 20 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Nottinghami e mposhti 3:1 skuadrën e Newcastle, kurse United fitoi 3:2 kundër Aston Villas.

Momentalisht, Nottinghami renditet në vendin e 16 në tabelë me 17 pikë, krahas United që zë vendin e shtatë në kuotën e 31 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Nottinghamin nuk do të paraqiten Aurier, Awoniyi, Felipe dhe Sangare, kurse te United mungojnë Casemiro, Diallo, Lindelof, Maguire, Malacia, Martinez, Mount, Sancho, Amrabat, Martial dhe Shaw.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Nottingham Forest (4-2-3-1): Turner; Aina, Murillo, Niakhate, Montiel; Yates, Danilo; Elanga, Dominguez, Gibbs-White; Wood

Manchester United (4-2-3-1): Onana; Wan-Bissaka, Varane, Evans, Dalot; Mainoo, Eriksen; Antony, Fernandes, Garnacho; Rashford

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat