Vushtrria me kryetrajner të ri

Futboll

Vushtrria me kryetrajner të ri

Nga: K. G. Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 23:30
Pamje nga prezantimi

Vushtrria ka emëruar kryetrajnerin e ri.

Granit Begolli merr drejtimin e skuadrës vushtrrase, që garon në Ligën  e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

“Granit Begolli - kryetrajner i FC Vushtrria.

Kemi kënaqësinë të ju informojmë se kemi arritur marrëveshje dy vjeçare me trajnerin Granit Begolli. 

Ish trajneri i shumë skuadrave njihet për disiplinë dhe një punëtor i jashtëzakonshëm, gjë që e ka dëshmuar viteve të fundit me skuadrat që i ka udhëhequr. 

Ai vjen në ekipin tonë pas një gjysmësezoni të kampionatit aspak të mirë dhe larg objektivave të klub! 

Urojmë dhe shpresojmë për më të mirën e klubi”, njofton FC Vushtrria.

Vushtrriasit janë në vend të 9-të me 11 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat