Roma e mbylli vitin me humbje

Futboll

Roma e mbylli vitin me humbje

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 12:27
Murinjo 

Roma e mbylli me humbje vitin 2023, në transfertën me Juventusin ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të bardhezinjve.

Pas përfundimit të duelit, trajneri Zhoze Murinjo u shpreh se skuadrës i mungoi vetëm goli ndaj vendasve.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, duke luajtur me personalitet ndaj një skuadre që është pretendente për titullin. Muri bardhezi është i vështirë për t’u kaluar dhe mund të them me bindje se na mungoi vetëm goli.

Nga ana tjetër, pësuam një gol pak të rrëmujshëm dhe aty u bë edhe më e vështirë. Nëse nuk do të kishim pësuar, do të rriteshin shanset e shënimit, pasi Juventusi mund të linte më shumë hapësira me kalimin e minutave”, deklaroi portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat