Erdogan reagon për shtyrjen e Superkupës së Turqisë: Është gabim ta kthesh sportin në çështje politike

Futboll

Erdogan reagon për shtyrjen e Superkupës së Turqisë: Është gabim ta kthesh sportin në çështje politike

Më: 1 janar 2024 Në ora: 00:41
Ceferin e Erdogan 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dashur t’i minimizonte pasojat e shtyrjes, si pasojë e kërkesave të organizatorëve sauditë, të Superkupës së Turqisë që do të mbahej të premten në Riad.

Ndeshja duhej të luhej mes dy klubeve të Stambollit, Galatasaray dhe Fenerbahce, por u shty në minutën e fundit, pasi organizatorët sauditë refuzuan të lejonin lojtarët të mbanin fanela me “sllogane politike”, sipas mediave saudite dhe të Turqisë.

Të dyja skuadrat donin të nxeheshin të veshur me fanela me imazhin e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, për të festuar 100-vjetorin e Republikës Turke, raportuan mediat turke.

Të përballur me refuzimin e organizatorëve të Arabisë Saudite, dy skuadrat si dhe Federata Turke e Futbollit, vendosën ta shtyjnë ndeshjen. Që atëherë, federata turke është kritikuar pse ka vendosur që ndeshja të luhet në Arabinë Saudite dhe jo në Turqi.

Nga ana e saj, partia opozitare turke CHP, e themeluar nga Ataturku, akuzoi qeverinë për dështimin në mbrojtjen e nderit të Turqisë: “Asnjë faj nuk duhet t’i vihet klubeve apo federatës,”- tha kreu i CHP, Özgur Oçel. “Fajtori kryesor është Erdogani që e bëri Ataturkun një mjet pazaresh”.

Por gjatë një ceremonie në Stamboll të shtunën, presidenti turk më në fund u përgjigj se “të gjithë e dinë se kush po mbron nderin e Turqisë dhe popullit turk. Kthimi i sportit një çështje politike,- shtoi ai, – është e gabuar, e panevojshme dhe nuk i shërben asnjë interesi”.

Marrëdhëniet midis Riadit dhe Ankarasë arritën në një ngrirje pas vrasjes së vitit 2018 në konsullatën saudite në Stamboll të gazetarit Jamal Khashoggi, i cili ishte shumë kritik ndaj regjimit saudit. Marrëdhëniet e tyre më pas u përmirësuan dhe Erdogan bëri një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite në vitin 2022.

Arabia Saudite, nga ana e saj, dëshiron të vendoset si një superfuqi në sportin botëror, falë investimeve në futboll, por edhe në sportet motorike, golf, kalërim dhe boksi. Sapo priti Kupën e Botës Botës Botës për Klube, të cilën e fitoi Manchester City, do të presë Superkupën e Spanjës muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat