Humbja e Arsenal ndaj Fulham, Arteta: Performanca më e keqe

Futboll

Humbja e Arsenal ndaj Fulham, Arteta: Performanca më e keqe

Më: 1 janar 2024 Në ora: 13:29
Mikel Arteta

Arsenali ka pësuar humbje si vizitor ndaj Fulham me rezultatin 2-1, ku pas mposhtjes Mikel Arteta deklaroi se ishte një paraqitje e dobët.

Edhe pse Arsenali ishte në epërsi në këtë takim, në fund gjithçka u përmbys.

“Një ditë e dhimbshme dhe e trishtë. Pak ditë më parë humbëm një ndeshje që e meritonim ta fitonim, sot ishte një histori ndryshe. Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Kjo ishte paraqitja më e keqe e sezonit”, deklaroi spanjolli.

“Topçinjtë” me të vërtetë nuk ishin mjaftueshëm në formë, pasi pësuan dy humbje të njëpasnjëshme kundër rivalëve londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat