Marota: Finalja e Champions-it na la një shije të keqe

Futboll

Marota: Finalja e Champions-it na la një shije të keqe

Më: 2 janar 2024 Në ora: 11:05
Marota

Interi e shikon 2024-ën me optimizëm, por nuk harron 2023-shin si protagonist kryesisht  në Champions, ku ishin në finalen e Stambollit, të cilën e humbi ngushtë ndaj  Mançester Sitit. Drejtori i përgjithshëm i zikaltërve, Bepe Marota, foli për këtë gjë në RAI.

“Udhëtim ynë ishte triumfal dhe i papritur, por jashtëzakonisht i merituar sepse erdhi falë fitoreve të marra kundër kundërshtarëve me vlerë të padyshimtë. A është një keqardhje humbja 1-0 kundër Sitit?

Kur humbet 1-0 një finale të Ligës së Kampionëve është normale që të ketë pak keqardhje, por edhe diferenca në fushë në krahasim me Sitin u zvogëlua, sepse kishim një shans të madh për të barazuar me Lukakun.

Nder për fituesit. Për ne, humbja Champions-it në atë mënyrë la ‘shijen e hidhur në gojë’, por edhe vetëdijen për të qenë një ekip i pjeku”, u shpreh drejtori i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat